Munich Personal RePEc Archive

Ekonomia Sociale e Tregut si alternativë e Konsensusit të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor

Matoshi, Ruzhdi and Mulaj, Isa (2019): Ekonomia Sociale e Tregut si alternativë e Konsensusit të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. Published in: Economic Vision , Vol. 11-12, No. 6 (2019): pp. 180-191.

[img]
Preview
PDF
MPRA_paper_102256.pdf

Download (797kB) | Preview

Abstract

Pas gati tri decenieve që nga fillimi i transicionit nga komunizmi për në demokraci dhe ekonomi të hapur të tregut në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), Konsensusi i Uashingtonit në përgjithësi e merr notën si dështim. Gjersa përvoja nga EQL përveç rezultateve të përbashkëta tregon ndryshime të konsiderueshme, pakoja e reformave është diskutabile edhe në perspektivën afatgjate, sidomos për shkak se prodhon kosto të lartë sociale. Emigrimet masive kohëve të fundit nga Ballkani Perëndimor për shkak të kushteve të dobëta ekonomike dhe nga Lindja e Mesme, e kanë rritur vëmendjen rreth kredibilitetit për eksportimin ose imponimin e demokracisë Amerikane, e së bashku me të, edhe Konsensusin e Uashingtonit si model të transformimit dhe zhvillimit ekonomik. Por a ekziston ndonjë alternativë? Pothuajse ka ekzistuar edhe para se të fillojnë ndryshime sistemore në EQL, dhe ajo mund të jetë më e parapëlqyer edhe tani për vendet të cilat ende kanë për të bërë transformime të konsiderueshme ekonomike. Ajo është Ekonomia Sociale e Tregut, modeli i së cilës ende mund të zbatohet në disa vende që kanë mbetur prapa në transicion. Ky punim shtjellon perspektivën e futjes dhe zbatimit të këtij modeli në vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të posaçëm në rolin e shtetit, tatimeve, shpërndarjes së të ardhurave dhe zvillimit të biznesit.

UB_LMU-Logo
MPRA is a RePEc service hosted by
the Munich University Library in Germany.